Transmetuar më 19-01-2019, 11:59
Donika Prela

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK ka caktuar datën ndaj saj, ku kryeprokurorja e Krimeve të Rënda do i nënshtrohet procesit të vetingut.

Prela do të dalë para KPK në 22 janar, ku do të bëhet verifikimi i pastërtisë së figurës së saj profesionale ndër vite, por edhe i pasurisë.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë rastin e saj përbëhet nga drejtuesi Roland Ilia, me anëtarë Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Ndërkohë më 21 janar, do të dalë para KPK, Altin Binaj, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës. /a.y/noa.al