Transmetuar më 19-01-2019, 10:58

Ishin një çift i pandashëm prej 67 vitesh. Aq shumë ishin lidhur, sa që kur ajo vdiq, ai nuk e duroi dot dhimbjen, duke pësuar infarkt 24 orë më vonë.

Është kjo historia e Elsa Rossi 92 vjeçe dhe Ermete Vicedomini, 97 vjeç,

Funerali i dyfishtë u mbajt këtë të premte, më 18 janar, në Genova të Italisë, ku dy të moshuarit kishin jetuar qysh kur ishin martuar.

Elsa dhe Ermete u njohën në Genova në vitin 1952, kur ajo erdhi në qytet nga një provincë e Pavia, për të ndihmuar një kushërirën e saj, e cila kishte hapur një dyqan.

Një vit pas njohjes, në 1953 ata u martuan, ndërsa në 25 dhjetor të 1958, Elsa solli në jetë Danielën, vajzën e tyre të vetme, shkruan noa.al.

Ishte pikërisht Daniela ajo që tregoi historinë e ndarjes nga jeta të të atit, duke treguar se qysh nga vdekja e së shoqes Ermete vetëm kishte qarë, duke mos thënë asnjë fjalë. /a.y/noa.al