Transmetuar më 19-01-2019, 10:40

Si i ati dhe i biri. Të paktën sa i takon muskujve, por jo vetëm. Joseph Beana Schwarzenegger, 21 vjeç, djali i aktorit Arnold Schwarzenegger, po ecën në gjurmët e të atit, sa i takon muskujve dhe stërvitjeve në palestër.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit pozën e të atit në vitin 1976, kur nxirrte në pah muskujt.

Ngjashmëria mes tyre, është vërtetë befasuese. Joseph është djali i Mildred Patricia Baena, e cila punonte për familjen Schwarzenegger, me të cilën aktori pati një lidhje të shkurtër.

Për ekzistencën e djalit, Arnold, e mësoi vetëm tetë vite pas lindjes së tij, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Ai i bleu nënës së të birit një shtëpi në periferi të Los Angeles, si dhe pagoi shpenzimet mujore për mbajtjen e tij, në tentativë për të rikuperuar kohën e humbur.

Pas mësimit të lajmit, gruaja e aktorit, Maria Shriver, kërkoi menjëherë divorcin.

Megjithatë ata arritën që të pajtohen dhe vijojnë të jenë ende bashkë si dhe kanë katër fëmijë. /a.y/noa.al