Transmetuar më 19-01-2019, 10:24

Pas një jave shumë të ngjeshur me zhvillime politike, ku dekretoi ministrat e rinj, por edhe Kryeministrin Edi Rama si ministër të Jashtëm për të mos krijuar “ngërç institucional”, Presidenti duket se ka gjetur paqen.

Ilir Meta e ka nisur këtë të shtunë në bardhësinë e dëborës i buzëqeshur.

“Mirëdita miq! Bashkë me Tean dhe Olafin prej dëbore ju përshëndesim nga mali i Dajtit”, shkruan Meta.

Presidenti duket se është argëtuar nga biseda me vogëlushen, madje i kanë vënë edhe emër njeriut prej dëbore.

Kreu i shtetit prej kohësh fundjavat i kalon në zona malore apo në natyrë, duke u relaksuar. /a.y/noa.al