Transmetuar më 18-01-2019, 23:15

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar këtë të premte se DEA amerikane mund ta ekstradojë Balilin në SHBA, nëse gjykon apo ka mjaftueshëm prova për implikimin e tij në trafiqe droge në nivelit ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin Provokacija, Hoxha tha se ekziston si mundësi ektradimi I Balilit drejt SHBA-ve apo edhe Greqisë.

Hoxha: DEA përfshihet në organizata të mëdha kriminale. Nëse DEA ka prova, DEA mund të kërkojë ekstradimin e Kelmend Balilit. Nëse ka bërë krim që ka lidhje me interesat e SHBA, Balili ekstradohet.

Më tutje Hoxha parashikoi se dënimi që Balili do të marrë në Shqipëri nuk do të jetë I atij “niveli” sa edhe emri me të cilin njihet ai, si “Eskobari I Ballkanit”.

Hoxha: Juristët e kanë mësuar atë sesi të përfitojë nga hapësirat që ka në ligj. Ai mund të përfitojë gjykim të shkurtuar, nga vetëdorëzimi, pra ai ka ardhur në kushtet që të përfitojë nga dënimi.

Mendoj që me provat që janë deri tani, dënimi që do të marrë do të jetë jo si ai për emrin që është folur deri më sot pëer të.

Gazetari tha gjithashtu se në gjykimin e tij Klement Balili mund të ketë informacione në lidhje me shumë politikanë shqiptarë, madje edhe prova kundër tyre, por sipas tij ai nuk do të flasë.

Hoxha: Unë do doja që për shkak të kontakteve të tij do doja që të fliste. Ai nuk flet, jo vetëm kjo por nuk do të përdorë as materialet që mund të ketë prej tyre… por ka edhe anë shtrënguese, pasi mos harro se përmendëm dhe DEA-n.