Transmetuar më 18-01-2019, 22:34

Bie në pranga një person në Shijak në kuadër të një operacioni policor.

Një 48 vjeçar nga Xhafzotaj ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 48 vjeçar nga Xhafzotaj i Shijakut, i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit të Avdylajve. Fjala është për Hekuran Hoxhën.

48 vjeçari rezulton se ka qenë një ndër trafikantët shqiptarë i cili gjatë viteve 2003-2004 ka arritur të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej 488 kg heroinë.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”./a.k/noa.al/