Transmetuar më 18-01-2019, 19:11

Janari do sjellë dukuri natyre që ofrojnë pamje magjike.

Një super Hënë e përgjakur do të shfaqet në qiell në 20 janar dhe është një fenomen aq i jashtëzakonshëm.

Përveç të qenit një fenomen i rrallë, një super Hënë e përgjakur bëhet edhe më mahnitëse duke qenë se është e para për këtë vit që merr dhe përcaktimin, “Hëna e ujqërve”.

Kur Hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore ajo quhet super Hënë , por ajo e 20 janarit do të marrë dhe emërtimin e përgjakur pas një eklipsi total të diellit që do të ndodhë.

Sipas National Geographic, këto ngjarje astrologjie do të fillojnë në orën 11:41 të paradites në 20 janar dhe pritet të zgjasin për 62 minuta. Ata theksojnë se e gjithë ngjarja do të zhvillohet për tre orë e gjysmë.