E mbani mend këtë telefon Motorola? Rikthehet me çmim shokues
Transmetuar më 18-01-2019, 13:46

E mbani mend Razr, telefonin Motorola, aq shumë popullor në vitin 2000?

Kompania ‘Lenovo’ e cila ka aktualisht markën Motorola, dëshiron që të rikthejë një version të rishikuar të këtij telefoni historik.

Por ky rikthim synon një shtresë të lartë, për shkak se çmimi pritet të jetë rreth 1500 dollarë. Versioni origjinal asokohe kushtonte rreth 600 dollarë, ose thënë ndryshe më pak se gjysma e çmimit të versionit të ri.

Smartphone pritet të jetë me një ekran të gjeneratës së fundit, dhe pritet të prezantohet në muajin shkurt, gjatë Mobile World Congress, në Barcelonë të Spanjës, shkruan noa.al.

“Lenovo” parashikon që të prodhojë 200 mijë celularë të tillë dhe sipas ‘Wall Street Journal’, fillimisht hedhja në treg do të bëhet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al