Trajnerja habit me deklaratën: Futbollistët i zgjedh nga madhësia e…
Transmetuar më 18-01-2019, 09:52

Trajneret femra në botën e futbollit, janë parë si një risi që ngjallin reagime të shumta.

Por duke mbajtur parasysh propagandën për barazi gjinore, tashmë kanë nisur femrat e para që të marrin drejtimin e klubeve të futbollit.

Një prej trajnerëve të para femra është 30-vjeçarja Imke Vubenhorst, e cila qysh nga 21 dhjetori, drejton ekipin e ligës së 5-të në Gjermani, ‘BV Cloppenburg’.

Por me një deklaratë të saj në një intervistë të fundit, ka befasuar me fjalët e saj.

Gjithçka pasi u pyet nëse futbollistët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, Imke u përgjigj me ironi.

“Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit”, tha Vubenhorst.