Transmetuar më 18-01-2019, 07:37

Orizi është një ushqim i përdorur gjerësisht në të gjithë botën, i cili ka një sërë dobish.

Por tashmë nuk duhet ta shihni orizin vetëm si ushqim, pasi ka një sërë dobish të tjera estetike.

Orizi është edhe një super ushqim për lëkurën, pasi amidoni që përmban është mik shumë i mirë për shëndetin.

Kështu në një endë me ujë hidhni një grusht oriz dhe lëreni për afro një orë.

Kullojeni ujin dhe me të shpëlani fytyrën dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Më tej shpëlajeni fytyrën normalisht, shkruan noa.al. Femrat japoneze përdorin miellin e orizit i cili është i pasur me vitamina dhe minerale për të përgatitur një maskë të jashtëzakonshme për lëkurë të lëmuar. /a.y/noa.al