Transmetuar më 17-01-2019, 18:12

Agjencia e Barnave në Shqipëri ka ngritur alarmin për përdorimin e antiobitikëve të klasës kinolone dhe flourkinolone, të cilët duhen përdorur në mënyrë të kufizuar ose duhen të mos përdoren më te pacientët.

Arsyet lidhen me efektet anësore që ato sjellin, megjithatë specialistja e farmakologjisë, Dajana Roshi thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të raportuar për efektet negative.

Dajana Roshi: Deri tani nuk ka raportime lokale.

Ka qenë Agjencia Europiane e Barnave ajo që ka botuar së pari udhëzimin e saj mbi vlerësimin e ilaçeve njerëzore, kryesisht antiobiotikët.

Menjëherë pas kësaj Agjencia e Barnave, tregoi se antiobiotikët e klasës kinolone dhe flourkinolone, të cilët kanë një përdorim në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave duhet të minimizohen apo të mos rekomandohen më nga mjekët në vendin tone, shkruan Ora News.

Përdorimi i këtyre antibiotikëve shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin muaj, vite duke prekin organet ose sistemet.

Dajana Roshi: Janë efekte të padëshiruara të shtuara që lidhen kryesisht me tendimet ose me shfaqjen e debulesës, me neuropati të ndryshme që kryesisht pacienti fillon t’i ndjejë 48 orët e para të trajtimit ose pak pas mbarimit të trajtimit me këto antibiotikë.

Por alarmi për antibiotikët e klasës flourkinolone është ngritur edhe më herët nga Agjencia për Shëndetin dhe Ushqimin, që në vitin 2013, në të cilën njoftonte se përdorimi i këtyre antiobiotikëve shkakton dëmtime të rënda në sistemin nervor.