Transmetuar më 13-01-2019, 16:25

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme ish-futbollisti i njohur afrikano-jugor, Phil Masinga.

Masinga ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, ndërsa lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Federata e Futbollit në Afrikën e Jugut nëpërmjet një komunikate për mediat.

Mediat italiane shkruajnë se Masinga kishte probleme me shëndetin dhe ishte shtruar që prej 21 dhjetorit që lamë pas në spital.

Masinga la gjurmë në futbollin italinë të "Serisë A", ku u aktivizua me Barin në periudhat 1997-2001.

THE MAN: Phil Masinga celebrates scoring South Africa’s only goal in the game against Congo, which booked the country a place in the 1998 Soccer World Cup in France. Pic: Herbert Mabuza. 06/10/97. © SUNDAY TIMES. PROUDLY BAFANA: Phil Masinga. Sunday World, 27/03/2011, page 12.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Salernitanën.

Ish-sulmuesi afrikan ka luajtur edhe për skuadrën zviceriane St. Gallen dhe skuadrën angleze Leeds United.

Masinga e mbylli karrierën me skuadrën e Al Ëahda në vitin 2002./a.k/noa.al/

Phil Masinga during the 2018 SAFA Press Conference at the SAFA House, Johannesburg on 26 July 2018 ©Muzi Ntombela/BackpagePix