Transmetuar më 12-01-2019, 15:26

Enea Mihaj është shumë pranë gjigandit portugez, Benfica.

Është një prej mediave portugeze, “Record”, ajo e cila zbulon tratativat e klubit portugez.

Marrëveshja mes Benfikës dhe Panetolikosit ka nisur, me skuadrën greke që ka marrë dy lojtarë në huazim deri në fundin e sezonit te skuadra në fjalë, Guga dhe Amaral.

Nga ana tjetër, Benfica nuk ka ndërmend të ndalet këtu, pasi edhe kërkon dy prej lojtarëve premtues të Panetolikos.

Bëhet fjalë për Enea Mihajn dhe Georgios Liavas, dy futbollistët e rinjë dhe shumë premtues për të ardhmen.

Mbrojtësi i Shqipërisë, 20-vjeçari Mihaj, është njeriu që Panucci bindi për t’u afruar te Kombëtarja pasi na kishte refuzuar 7 herë më parë.