Transmetuar më 11-01-2019, 21:20

Jeta e Hueyda El Saied nuk ka qenë aspak e thjeshtë, as në fillime e as tani pasi ajo sapo ka lënë pas një divorc që tërhoqi shumë vëmendjen e mediave dhe i është dashur të kujdeset e vetme për të birin, Gabriel.

Pikërisht Gabrieli është personi që i jep forcë Hueydas dhe ja bën ditët më të bukura. Sot në ditën e tij të lindjes përmes një dedikimi të ëmbël në rrjete sociale, ajo i ka shprehur të birit dashurinë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel! Happy birthday Gabriel! Gëzuar zemra e mamit, ti i cili je shpresa, lumturia, forca, krenaria ime! Gëzuar shpirti im, fal teje mësoj çdo ditë çfarë është një dashuri pa limit, ajo më e pastra, më e forta dhe më e vërteta midis dy njerëzve.

Prej 4 vitesh m’a ke zbukuruar jetën Gabriel. Të dua pafundësisht ! Dhe siç më thua ti mua dhe unë “ J’ai un grand cœur pour toi “, shkruan El Saied./b.l/noa.al/