Transmetuar më 11-01-2019, 21:05

Studentët e fakulteteve kryesore në vend, konkretisht të Juridikut, Ekonomikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës vijojnë ngujimin në fakultetet përkatëse.

Studentët e Inxhinierisë thonë se policia private po i dhunon dhe provokon. Studentët thonë se ka policë civilë në ambientet e fakultetet dhe nuk lejojnë studentët të hyjnë dhe të dalin.

Sakaq në fakultetin e arkitekturës dhe urbanistikes, studentët shprehen se janë provokuar dhe dhunuar nga shefi i sigurisë private.

Studentët tonë se policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.

“Po na lënë pa bukë, nuk lënë që të na sjellin ushqime, mos na detyroni të futemi në grevë urie”, shprehen ata.

Ndërkohë kujtojmë se protesta e studentëve prej ditës së djeshme është zhvendosur në ambientet e fakulteteve, duke bojkotuar mësimin e duke nxjerrë karrige dhe tavolinë në korridor, me qëllim pengimin e zhvillimit të mësimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shtyrjen e sezonit të provimeve. Ata shprehen se nuk tërhiqen edhe pse policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve.

studentet on Vidnews.