Transmetuar më 11-01-2019, 20:40

Këngëtarja Maya është bërë nënë në fund të muajit dhjetor dhe siç ka treguar ajo, këto ishin festat më të bukura për të, pasi Zoti e bekoi me një djalë.

Lajmin se ishte shtatzënë Maya e ka bërë të ditur vetëm në muajin e tetë të shtatzënisë, ku ka treguar se ka pritur kaq gjatë për supersticion.

“Kam qenë shumë supersticioze, sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt”,- është shprehur Maya në muajin nëntor.

Më shumë rreth kësaj çështje, këngëtarja ka treguar sot në emisionin “Lartë e poshtë”, ku ka zbuluar për herë të parë se më herët ka qenë shtatzënë, ka treguar mënjeherë dhe shtatzënia është ndërprerë.

“Dëshiroja që shtatzëninë ta mbaja larg vëmendjes së mediave, jo për të surprizuar botën, por për merak. Ky supersticion më ka ardhur nga e kaluara. Kjo të vjen nëse ti je munduar më herët që të bësh diçka dhe nuk ke pasur gjithmonë rezultat.

Njerëzit më të vjetër më kanë thënë që të mos e tregoj, sepse derisa fëmija të bëjë 3-4 muaj nuk duhet folur. Ndërsa më herët unë sa ngelja shtatzënë e tregoja direkt”,-ka rrëfyer Maya.