Transmetuar më 11-01-2019, 20:00

Studentët e Arkitekturës pretendojnë se nuk i lejojnë të marrin ushqim në fakultet, ku vijojnë të qëndrojnë të “ngujuar”.

Ata thonë se janë rojet e godinës që nuk u lejojnë të fusin ushqim.

“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12.

Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha një nga studentët.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit situata degjeneroi në përplasje fizike mes studentëve dhe policisë private e asaj të shtetit.

Studentët kanë paralajmëruar se do të kallëzojnë në Prokurori dhunuesit me uniformë. /k.k/noa.al/ 

studentet/ Fakulteti i inxhinieres ndertimit dhe fakulteti i arkitektures dhe urbanistikes on Vidnews.