Transmetuar më 11-01-2019, 19:11

Shqiptarët vijojnë të bien në prangat e autoriteteve italiane për vepra të ndryshme penale.

Së fundmi, policia ka deklaruar se në aksionin e një nate më parë ranë në pranga 7 persona, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ata u kapën me 11 kg marijuanë e 6 mijë 500 euro cash. Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 27 vjeç.

Reparti antidrogë i policisë së Romës kishte rënë në gjurmët  e 5 trafikantëve nigerianë që vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë. /k.k/noa.al/