Transmetuar më 11-01-2019, 17:34

Kryeministri Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të gazetarëve, që kanë komentuar së fundmi situatën politike në vend.

Në twitter kreu i qeverisë shkruan:

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhë kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM Çertifikata e Sigurisë. Shihemi tek Çani po hë”.

Ditët e fundit politika po “zien”, sidomo përplasja mes Presidentit dhe Kryeministrit për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm. /k.k/noa.al/