Transmetuar më 11-01-2019, 16:41

Një ndër emrat e njohur të muzikës rap është ekzekutuar me armë zjarri.

Persona që duket se kryen një atentat, hapën zjarr ndaj 25-vjeçarit Kevin Fret, duke e plagosur derisa i morën jetën.

Kevin vdiq sot herët në mëngjes teksa u dërgua në spitalin e San Juan në Poerto Rico ku edhe ndodhi ngjarja.

I riu ishte i njohur si reperi i parë gay në muzikën latine.

Ai u qëllua teksa po hipte në motorrin e tij pasi kishte dalë nga banesa në San Juan, në Porto Riko, rreth orës 05:30 me orën vendase.

Menaxheri i Kevin, Eduardo Rodriguez tha se vdekja e këngëtarit ishte e dhimbshme.

Ai shtoi: “Ishte një njeri që kishte shumë ëndrra për të realizuar”.

“Soy asi”, ishte një ndër këngët që u bënë hite të njohura të këngëtarit që humbi jetën sot në mëngjes.

Policia lokale tha se po kërkon një person me motor që besohet se hapi zjarr duke e lënë të vrarë dhe duke u zhdukur në drejtim të paditur.

Policia tha gjithashtu se ishulli Porto Riko në Karaibe është goditur ditët e fundit nga ajo që po cilësohet si krizë dhune në vend.

Ende nuk ka detaje për motivet e këtij krimi.

/noa.al/