Transmetuar më 11-01-2019, 16:13

Dy ish-deputetët, Arben Ndoka dhe Arben Cuko do të vijojnë të qëndrojnë nën arrest shtëpiak.

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për të liruar nga masa e sigurisë ish-zyrtarët e lartë.

Ata u arrestuan gjatë operacionit "Vol vo 4" në tetor të vitit 2018.

Ndoka është i dyshuar për disa vepra penale mes të cilave "tjetërsim pronash" dhe "falsifikim dokumentesh", ndërsa Çuko akuzohet për "korrupsion". /k.k/noa.al/