Transmetuar më 11-01-2019, 15:59

Lihet në burg gjyqtari që u denoncua teksa kërkonte favore sekusale dhe para për një vendim.

Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin një ditë pas Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.

Gjyqtari dhe psikologia qe luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP”, në të cilin gjyqtari Hysi shfaqej teksa i kërkonte nënes së divorucar rryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, policia ka vënë në pranga 50 vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.

Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit. /k.k/noa.al/