Transmetuar më 11-01-2019, 15:40

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për situatën e rëndë që u krijua sot mes studentëve dhe forcave të policisë.

Lleshaj flet për bllokim të fakulteteve nga ana e një grupimi të vogël studentësh.

“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë”, tha ministri.

Ai i kujtoi studentëve se universiteti është i të gjithëve.

“Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”, tha ministri në një dalje për mediat.

Ndërkohë studentët pretendojnë se janë dhunuar nga forcat e policisë. /k.k/noa.al/