Transmetuar më 11-01-2019, 14:49
Pamje nga lenda narkotike e sekuestruar

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Velçani”, gjatë të cilit u sekuestrua 722 kilogramë drogë.

Të arrestuarit janë Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Ndalimi i tyre u bë gjatë kësaj të premteje, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar Nexhip Ibrahimllarin me 12 vjet burg dhe Emanuel Çyçllarin me 8 vjet burg për veprat penale të mësipërme.

Ata janë dënuar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 30 tetor 2015, ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu për dy të dyshuarit, është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e datës 2 gusht 2018, të ndodhur në territorin e fshatit Velçan, ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Sekuestrimi i 700 kg drogë, “Velçani” kap të dyshuarin e shtatë

Ferma e kanabisit në Maliq, 15 persona nën akuzë