Transmetuar më 11-01-2019, 12:42

Administratori i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa i ka dërguar një letër policisë, ku kërkon ndërhyrje për të garantuar rend dhe siguri, me synim ecurinë normale të mësimit, pas protestës së studentëve.

“Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve”, thuhet në letër.

Më tej nënvizohet se vlerësohet se “ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e renduar, me pasoja negative dekrete në një numër të konsiderueshëm qytetarësh personel e studente.

Po ashtu thuhet se prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e Universitetit të Tiranës.

Gjatë ditës së sotme pati tensione te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë, për shkak të pranisë së policisë. /a.y/noa.al

Deputeti Boçi iu bashkohet studentëve, të rinjtë në kor: Largonuni!

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve te Ekonomiku, tensionohet situata

Studentët vijojnë të ngujuar, policia largon “barrikadën” me karrige e tavolina