Transmetuar më 11-01-2019, 12:13

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Edi Rama me policinë e shtetit dhe atë private të Safet Gjicit po përpiqet që të pushtojë hapësirën universitare.

Duke folur sot në një aktivitet me temë për median e lirë, kreu i opozitës u ndal te protesta e studentëve, duke denoncuar se natën e lënë pas me anë të policisë Edi Rama ndërhyri te Fakulteti i Drejtësisë dhe paraditen e sotme te Ekonomiku.

“Kjo është një shkelje e ligjit, që ndalon praninë e policisë në universitetet publike. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar. Rama po përdor dhunë policore, por edhe private se policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë dallim nga ajo e shtetit, pasi sot është kthyer shtet privat i Edi Ramës. Dënoj dhunën dhe i paralajmëroj të gjithë nga polici më i thjeshtë, te drejtori i policisë, ministri Lleshaj dhe vetë Edi Ramën për pasojat që do të ketë pushtimi i hapësirës universitare”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se janë shumë pak hapësirat që kanë mbetur pa pushtuar në vend, nga shteti privat i Edi Ramës.

Në vijim deklaroi se Edi Rama po propozon policinë e mendimit, pasi çdo shprehje tjetër është ledhatim.

Sipas tij, në sajë të protestës së studentëve Kryeministrit ju shkatërrua edhe mekanizmi i propagandës, ndërsa tashmë i është kthyer mekanizmit të pushtimit hapësirës mediatike. /a.y/noa.al

Deputeti Boçi iu bashkohet studentëve, të rinjtë në kor: Largonuni!

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve te Ekonomiku, tensionohet situata

Studentët vijojnë të ngujuar, policia largon “barrikadën” me karrige e tavolina