Transmetuar më 11-01-2019, 12:00

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka ndërhyrë në debatin e krijuar rreth kreut të shtetit, pasi refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.

Ai publikon një video ku Cakaj, shihet në studion e gazetarit Baton Haxhiu.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Blushi.

Bëhet fjalë për një intervistë të Cakaj, në tagrin e zëvendës ministrit të Jashtëm dhe si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Ai flet hapur për ndryshime kufijsh në Ballkan. /a.y/noa.al