Transmetuar më 11-01-2019, 11:51
Pamje nga ndërhyrja e ndihmës së shpejtë

Një grua ka humbur jetën si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një banese private.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugicën e Koplikëve, në Shkodër.

Viktima është 80-vjeçarja Laje Betja, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit dhe asfiksisë.

Paraprakisht dyshohet se gruaja e ka pasur të pamundur të lëvizë për shkak të përhapjes së zjarrit me shpejtësi, duke u gjetur e shtrirë në divan.

Sipas dëshmive të fqinjëve, e moshuara ka pasur edhe probleme me shikimin.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al