Transmetuar më 11-01-2019, 10:10

Ajo tashmë po rritet dhe ka nisur të krijojë një botë të sajën, duke surprizuar vazhdimisht prindërit e saj.

Vajza e këngëtarit Alban Skënderaj dhe Miriam Canin, e ka befasuar të ëmën.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka publikuar një fotografi të së bijës, ku shkruan “Kur i flas më thotë, mami të lutem mos më bezdis se po lexoj”.

Nënë e bijë kalojnë më shumë kohë bashkë, në mungesë të kryefamiljarit Alban Skënderaj, i cili ka një axhendë të ngjeshur me koncerte.

Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015 dhe tashmë që i ka mbushur 3 vjeçe, ka nisur të ketë qëndrimet e saj. /a.y/noa.al