Transmetuar më 11-01-2019, 08:23

Pak muaj më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

E ndërsa po shkon afro një vit nga martesa e tyre, janë shtuar gjithnjë e më shumë pyetjet se kur çifti do të bëhet me fëmijë.

Gjithçka Afërdita e ka zbuluar në Instastory, teksa thotë se përballet gjithnjë e më shumë me këtë pyetje.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje rreth kësaj çështje. Ne sigurisht që duam fëmijë, por për momentin jemi duke shijuar njeri tjetrin”, shkroi këngëtarja.

Çifti janë mjaft simpatik, dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin. /a.y/noa.al