Transmetuar më 11-01-2019, 07:44

Ata u lidhën bashkë qysh kur ishin fare të vegjël për ta kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë një vit e gjysmë më parë.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku, duken në qiellin e shtatë.

Mbrëmjen e kësaj të enjteje ka qenë Xhensila ajo që ka publikuar disa fotografi romantike të tyre.

Çifti ndodhen në Korçë për të shijuar bardhësinë e dëborës, teksa shihen duke u puthur.

Këto momente intime këngëtarja ka vendosur që ti ndajë edhe me ndjekësit e saj, duke marrë pëlqime të shumta.

Pak kohë më parë, duke folur për vajzën e tyre Ajka, e cila e ka plotësuar familjen e tyre, Xhensila u shpreh se, “Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur engjëlli im hap sytë”. /a.y/noa.al