Transmetuar më 10-01-2019, 22:27

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sonte në "Opinion" se kryeministri Edi Rama me zgjedhje të lira dhe të ndershme është i rënë sot.

Basha u shpreh se për të realizuar zgjedhje të ndershme, opozita ka propozuar ligje dhe jo fjalë.

Kryedemokrati tha se PD ka propozuar vettingun e politikanëve, dekriminalizim e zgjedhjeve dhe platformën antioligarkike.

"Ne kemi propozuar më shumë se fjalë, kemi propozuar ligje. Vettingun e politikanëve, dekriminalizim e zgjedhjeve dhe platformën antioligarkike.

Duhet ndryshim modeli qeverisjeje", u shpreh Basha./a.k/noa.al/