Transmetuar më 10-01-2019, 21:35

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut.

Në intervistën e tij të parë për këtë vit, Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.

Basha tha se  nga faktet e bëra publike për të Caka nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

Kryedemokrati tha se pavarësisht kësaj, çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos presidenti, por ai që vendos kryeministri.

"Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri", tha Basha./a.k/noa.al/