Transmetuar më 10-01-2019, 20:23

Ministrja e Integrimit të Kosovës, Dhurata Hoxha është filmuar në Kuvend në një situatë aspak të këndshme teksa ha thonjtë dhe i hedh poshtë tavolinës.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një seance plenare të Kuvendit të Kosovës, gjatë interpelancës rreth vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Në kohën që ndodhi ngjarja, Dhurata Hoxha ishte në krye të dikasterit të Drejtësisë, ndërkohë që sipas mediave të Kosovës, tashmë akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Kryetari Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxhës dhe zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të mira.

Ajo shihet se është përballur me një stres të lartë, aq sa i kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë.

Kujtojmë që po në atë seancë, deputetët e "VV-së" nuk e lejuan të fliste ministren, duke brohoritur e goditur tavolinat para vetes.