Autizmi, mund të zbulohet edhe përmes një testi të thjeshtë dëgjimi
Transmetuar më 10-01-2019, 19:41

Një test i thjeshtë i dëgjimit mund të ndihmojë zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e autizmit.

Këto rezultate kanë dalë në dritë nga një studim i ri.

Kjo do të mundësonte që trajtimet të fillojnë vite para se të zhvillohen simptomat.

Aktualisht, fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD), zakonisht diagnostikohen në moshën 4 vjeçare duke përdorur teste që kryesisht mbështeten tek të folurit.

Por tani hulumtuesit nga Lake Erie College of Osteopathic Medicine në Pensilvani, sugjerojnë se çelësi i diagnozës së hershme mund të qëndrojnë tek dëgjimi i tyre.

Ata sugjerojnë përdorimin e testimit refleks “stapedial”,  i njohur edhe si testimi akustik i refleksit, që mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm si përgjigje ndaj tingujve.

Testi jo invaziv vlerëson ndjeshmërinë dhe kohën e reagimit të një personi ndaj një game të gjerë frekuencash. /k.k/noa.al/