Transmetuar më 10-01-2019, 15:16

Temperaturat e ulëta, të shoqëruara me reshje shiu e bore, kanë shkaktuar disa aksidente rrugore.

Më i fundit është ai i sotmi ku një makinë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tepelenë-Dukaj pranë ish-SMT.

Në vendngjarje shkuan policia bashkiake, që bëri të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, i cili u gjet në gjendje shoku.

Ai u transportua me urgjencë ne spitalin e Gjirokastrës. /k.k/noa.al/