Transmetuar më 10-01-2019, 13:58

Futbollisti Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të paguar në botë dhe që tërheq vëmendjen për jetën e tij luksoze.

Së fundmi ai është parë me një makinë “Rolls-Royce Cullinan”.

Futbollisti portugez i Juventus, u pa duke shkuar për stërvitje në Torino me makinën tejet të shtrenjtë.

Bëhet fjalë për një mjet me një kosto prej 400 mijë euro, për të cilën futbollisti duket se ka interes të veçantë.

Ky duket se është një privilegj i vërtetë për futbollistin bardhezi, duke qenë se bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë i cili testohet vetëm nga klientët më të rëndësishëm të interesuar për blerjen. /a.y/noa.al