Transmetuar më 10-01-2019, 13:04

Një makinë është djegur gjatë natës, teksa ka qenë e parkuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.18.

Makina e shkrumbuar tip Benz me targa te huaja “H 2645 R”, rezulton në pronësi të Lulzim Zeqaj.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e djegies së mjetit.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Sakaq Zeqaj po merret në pyetje nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tij. /a.y/noa.al