Transmetuar më 10-01-2019, 12:23

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me vendim lidhur me kryetarin e Gjykatës së Shkodrës.

Arben Zefi nuk e kaloi dot procesin e vetingut, ku ditën e sotme KPK i përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja, i komunikoi shkarkimin nga detyra.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Zefi ka bërë fshehje të pasurisë.

Më konkretisht ai nuk ka deklaruar pasuritë e bashkëshortes por nuk rezulton e justifikuar edhe pasuria e tij.

Gjithashtu janë siguruar të dhëna se kryegjyqtari i Shkodrës, është i përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, madje edhe lirimin e një personi të akuzuar për vepra penale.

Kësisoj KPK doli me përfundimin se Arben Zefi, është i papërshtatshëm për vijimin e detyrës si zyrtar. /a.y/noa.al