Transmetuar më 10-01-2019, 12:14

I dekretuar prej pak ditësh si zëvendëskryeministër, Erion Braçe reagon lidhur me protestën e studentëve dhe bojkotin e mësimit prej tyre.

“Kjo është dhunë! Dhunë e vjetër sa dy partitë, njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shume shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në dhunë brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje me as me procesin mësimor. Dhuna tani ka lidhje me pushtetin”, shkruan Braçe.

Ai shton se tetë kërkesat janë tejkaluar prej ditësh të tëra dhe ju adresohen studentëve si zgjidhje edhe më të gjera se sa u kërkua, por dhuna nuk ka lidhje me to.

Sipas tij, dhuna nuk donte zgjidhje që në nisje, por se është instrumenti për tek “Pushteti banal që duan të rikthejnë!”

Braçe kthehet mbas në kohë dhe thotë, “E mbani mend; Ishte dhe rikthehet në Vitrinën e Kristaltë ku shkëlqente sistemi i tyre i arsimit të lartë, banal dhe i korruptuar, kriminal. Boll me dhunë, hapni shkollat. Konfliktin që po e kërkoni me çdo kusht, nuk do ta gjeni”.

Numri dy i qeverisë thotë më tej se kjo mazhorancë as nuk rreh dhe as vret askënd, “siç ideologu i dhunës bëri po në Janar”.

Ai i fton të rinjtë që të heqin dorë nga dhuna mbi institucionet “Hapni shkollat për studentët që duan mësimin!” /a.y/noa.al

Studentët vijojnë bojkotin, ngujohen brenda fakulteteve