Transmetuar më 10-01-2019, 12:03

Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar ditën e sotme një këngë hit, të kënduar prej saj.

Bëhet fjalë për këngënitaliane “Su di noi”, të kënduar nga Pupo.

Në klipin të cilin mund ta gjeni më poshtë, Bleona vjen më përvëluese se kurrë, teksa shihet buzë detit, në poza provokuese dhe gjysmë e zhveshur.

Teksa ka publikuar videon, ajo thotë se nuk ishte menduar që të dilte, por shton se i ka hyrë aq shumë në zemër, sa që nuk e mban dot vetëm për vete.

“Ky është një prej regjistrimeve më të preferuar prej meje, muzikë me të cilën jam rritur dhe një prej këngëve italianëve që më ka ndihmuar në rrugën artistike, qysh fëmijë. Gjithë ata që më njohin personalisht e dinë gjithashtu se e mësova italishten vetëm për të kuptuar këngët e mia të preferuara italiane… Deri më sot unë e këndoj këtë këngë në të gjithë konceretet e mia, “Su di noi”, nga i vetmi dhe i papërsëritshmi Pupo.

Video nuk ishte parashikuar që të dilte, por me atë që ndodhi në Malibu, ky klip është shumë i veçantë në zemrën time. Është xhiruar në një prej plazheve më të bukur në botë- El Matador Beach në Malibu, California, dhe ndaj dua ta ndaj si një dhuratë për të gjithë ju që të shpërndani dritë dhe dashuri”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al