Transmetuar më 10-01-2019, 11:00

Moti i keq i shoqëruar me dëborë dhe akull në rrugë, ka bërë që paraditen e sotme të aksidentohet një autobus me pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Shirokë- Zogaj, ku autobusi që bënte transportin e qytetarëve, ka rrëshqitur duke u aksidentuar.

Aksidenti u shënua në afërsi të zonës turistike të Zogaj.

Si pasojë e aksidentit pësoi lëndime të lehta shoferi dhe disa pasagjerë, por pa pasur nevojë për dërgim në spital. /a.y/noa.al