Hudhër, mjaltë dhe kanellë, zgjidhjet që ju shpëtojnë nga dhimbjet e fytit
Transmetuar më 10-01-2019, 09:59

Me stinën e ftohtë shtohen virozat por edhe dhimbjet e fytit. Për të shpëtuar nga këto të fundit ekzistojnë dy zgjidhje natyrale në kushtet e shtëpisë.

Kombinimi i mjaltit me kanellën si shurup, shërben për dezinfektimin e fytit, duke eliminuar viruset dhe irritimet.

Përzieni dy lugë mjaltë me një lugë kanellë, masë të cilën duhet ta shtoni në një filxhan me ujë të ngrohtë. Lëreni të pushojë për dhjetë minuta dhe më tej konsumoni.

Hudhra është një tjetër zgjidhje për të shpëtuar nga dhimbjet e fytit. Në sajë të vetive që ka, arrin që të shkatërrojë me qindra viruse dhe baktere, duke stimuluar ndër të tjera dezinfektimin e rrugëve të frymëmarrjes, shkruan noa.al.

Përzieni dy thelpinj hudhre të grirë me gjysmë kokrre limoni deri sa të krijohet një masë kremoze. Këtë përbërje pijeni për disa ditë me radhë me stomakun bosh për disa ditë.

Do të shihni efekte mbresëlënëse jo vetëm për fytin, por edhe për shëndetin e gjithë trupit. /a.y/noa.al