Transmetuar më 10-01-2019, 09:15

Një grua humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë bypass-it të Lushnjes, ku një makinë tip “BMW X6” me targa AA 858 CV, doli nga rruga duke përfunduar e përmbysur.

Për pasojë gjeti vdekjen pasagjerja Mirela Sakolli 42 vjeçe nga Berati, si dhe mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit Bato Salia 53 vjeç dhe Majlinda Salia 51 vjeçe.

Pavarësisht manovrave të shoferit mjeti nuk është mundur që të mbahet në rrugë.

Bëhet me dije se të aksidentuarit po ktheheshin nga Tirana, ku kishin qenë në spital, pasi viktima kishte qenë për një vizitë mjekësore për shkak të problemeve që kishin pasur.

Të aksidentuarit janë të afërm me njeri tjetrin, ku ndërsa gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra, dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit si dhe prej lagështisë në rrugë. /a.y/noa.al

Një i vdekur dhe dy të plagosur, aksident i rëndë në autostradë