Transmetuar më 10-01-2019, 08:38

Moderatorja Ermira Çausholli ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli më shumë për shtatzëninë e saj të katërt dhe jetën familjare.

Ashtu si çdo grua në pritje të ëmbël, edhe Ermira pranoi se ka shtuar disa kilogramë më shumë.

Po ashtu tregoi se nuk ka shpëtuar dot as nga nepset e famshme të shtatzënisë.

Ermira tregoi se në muajt e parë kishte të preferuar një ëmbëlsirë tradicionale shkodrane, të quajtur haxhimakulle.

Edhe pse një ëmbëlsirë që merr shumë kohë për t’u bërë, Ermira tha se ja gatuante me shumë dashuri vjehrra e saj.