Transmetuar më 09-01-2019, 23:53

Drejtuesi i emisionit ‘STOP’, Saimir Kodra, të mërkurën, tregoi se si gjyqtari Roland Hysi për t’i dhënë të drejtën e kujdestarisë së vajzës një nëne, përveç parave i kërkonte dhe favore seksuale.

Kodra në emisionin “Opinion” tha se historia e saj ka nisur që në vitin 2012-të, dhe nga kjo periudhë deri në vitin 2018 janë realizuar dy procese gjyqësore që zonja të marrë vajzën e saj.

Sipas tij, kjo zonjë ka harxhuar deri në shumën 10 mijë euro për të marrë vajzën e saj, por ndoshta as kjo s’ka mjaftuar.

Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi se nëna e divorcuar takohej në ambientet e një hoteli në Fier me gjyqtarin Hysi, atje ku jepte edhe shumën prej 500 eurosh për të marrë vendimin në favor të saj.

Por gjyqtari Hysi nuk mjaftohej vetëm me paratë, pasi kërkonte edhe favore seksuale prej saj.