Transmetuar më 09-01-2019, 21:37

Shkatërrohet një organizatë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine që dyshohet se drejtohej dhe financohej nga një shqiptar.

Organzizata u shkatërrua nga policia greke.

Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk dihet rezulton i arrestuar në Gjermani.

Autoritetet sekuestruan 36 kg kokainë që vinte në Greqi nga Brazili me rrugë ajrore.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

Ndërkohë që në pranga janë vënë 6 shtetas greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Personi i shpallur në kërkim dyshohet se kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Ameriken Latine.

Gjashtë  muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.