Transmetuar më 09-01-2019, 20:01

Një nënë nga fshati Labinot-Katund i Elbasanit solli në jetë një fëmijë vetëm me ndihmën e infermieres, në shtëpinë e saj.

Shkak u bë bllokimi i rrugës nga reshjet intensive të dëborës, dhe ishte e pamundur që të transportohej për në Elbasan.

Ajo u ndihmua nga Infermierja Nazmie Demiri, e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund.

Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq.

Përpjekja e familjarëve për të lëvizur me makinë rezultoi e dështuar si pasojë e bllokimit të rrugës.

Në këto kushte, infermierja shkoi në shtëpi për të ndihmuar nënën, dhe për fat të mirë gjithçka shkoi si duhet. /k.k/noa.al/