Transmetuar më 09-01-2019, 19:20

Një i moshuar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Ai është Simon Gjondrekaj, 85 vjeç, që u aksidentua mbrëmjen e djeshme.

Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 17.30 në rrugën Fiorentina, pranë Ponte a Iovi, pak metra larg shtëpisë.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por pak orë më vonë ndërroi jetë.

Viktima po kthehej në banesë pasi ishte në meshë kur u godit nga një makina tip "Skoda Dacia" që udhëtonte në drejtim të Pistoia.

Shoferi, një 75-vjeçar që jeton në Bottegone, nuk mundi të frenonte, ndërsa rezultoi negativ pas testit të alkoolit. /k.k/noa.al/