Transmetuar më 09-01-2019, 16:17

Reshjet e dëborës nuk kanë pushuar që prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, duke bërë që orë pas ore situata të përkeqësohet edhe më shumë.

Zonat malore po përballen me një situatë të vështirë, ashtu si edhe në vitet e kaluara.

Mësohet se rruga që të çon drejt Dardhës turistike në Korçë është bllokuar si pasojë e një orteku që ndaloi më pas në mes të rrugës.

Kjo situatë ka ndërprerë lëvizjen në këtë aks.

Ndërkohë siç njofton ARRSH-ja, në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet të bëhet me patjetër me zinxhirë.

Duket se edhe puna e borëpastrueseve nuk po e përballon dot këtë gjendje e cila parashikohet të jetë e tillë edhe ditën e nesërme. /k.k/noa.al/